Loading…

Sekretari i PDK’së: Mashtrimet e VV’së për pushtet dolën në shesh

  • 21/06/2017 | 23:04

Sekretari i PDK’së: Mashtrimet e VV’së për pushtet dolën në shesh

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka shpërthyer me akuza kundrejt Vetëvendosjes.


Sipas tij, mashtrimet ordinere të VV-së për pushtet po dalin në shesh. Cakolli konsideron se të gjitha parimet i kanë kthyer në jargavitje ndaj partive tjera që t’i bashkëngjiten në krijimin e qeverisë.

Shkrimi i plotë i Cakollit në Facebook:

Mashtrimet ordinere të Vv për pushtet dalin në shesh, i hanë të gjitha qërshiat

Se pushteti ka deformuar parimet e Vetëvendosjes, duken nga aeroplani. I tërhoqën batutat kundër “rusëve”, kundër “tradhtarëve”, kundër “reketit”, kundër “rrugëve”, tashmë të gjithë “bëjnë”.

Të gjitha premtimet i ktheu në jargavitje ndaj partive tjera që t’i bashkëngjiten në krijimin e qeverisë, derisa sovrani, ia dha numrit 12 dhe koalicionit euro-atlantik, e jo as koalicionit të rusisë as ekstremizmit të shamijave me udb-jull!

Vetëvendosje u vetdeklarua se të gjitha i bëjnë për koalicion që me kusht të kenë ndihmën e të stigmatizuarve, për ta kryesuar pushtetin, heq perden e marrës politike të kësaj lëvizjeje që me çdoo kusht e dëshiron pushtetin.

Deri dje çdo herë fjala e qytetarit në votime të lira ishte mashtrim për hajnat e Vetëvendosjes, ishte gabim i qytetarëve. Pse tash kjo lëvizje mashtron me kutin e njëjtë! Bie në gjunj dhe kërkon të hajë “qërshiat e lagura”.

Vetëvendosje ka mashtruar për burgosjet se partitë politike nuk e kanë atë mandat, mashtroi pë bisedimet, do të krijoj grup parlamentar për rivlerësim, mashtroi për luftimin e korrupsionit duke theksuar se drejtësia është e pavarur!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë