Sekretari organizativ i sapo zgjedhur në Lëvizjen Vetëvendosje, Alim Rama, po del të jetë një milionerë i ‘vërtetë’, shkruan Gazeta Metro.
Në deklarimin periodik të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, vetëm para kesh të mbajtura në institucione financiare Rama ka deklaruar mbi 1 milion euro.
Gjithashtu ai ka deklaruar patundshmëri si shtëpi dhe banesa në vlerë mbi 400 mijë euro.
Banesat e blera figurojnë të jenë blerë viteve të fundit.
Gjithashtu milioneri i LVV’së ka në pronësi një veturë, vlerë e secilës është deklaruar 48 mijë euro.
Duhet theksuar se Rama që disa vite është përfaqësues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Deklarimin e pasurisë për sekretarin Rama e gjeni këtu./gaztametro.net