Loading…

Sekretari organizativ i VV’së ishte denoncuar nga zyrtarja e KQZ-së për kërcënim

  • 24/10/2022 | 13:05

Sekretari organizativ i VV’së ishte denoncuar nga zyrtarja e KQZ-së për kërcënim

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje (LV), Alim Rama dje ka marrë njërën nga pozitat më të rëndësishme në parti,  duke u zgjedhur sekretar organizativ i LV-së.


Delegatët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë vendosen se Rama duhet të jetë në këtë pozitë të paktën për katër vitet e ardhshme.

Zyrtarja Ligjore në Arkivin e Sekretariatit të KQZ-së, (emër i njohur për redaksinë) me 19 janar të vitit 2021 e kishte denoncuar për kërcënim Alim Ramen te Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.

Ajo në ankesën e saj drejtuar Burim Ahmetaj, ka thënë se Rama i kishte kërkuar që të ja jepte kërkesën e dërguar në Këshill Prokurorial në lidhje me personat që kanë të drejtë të marrin pjesë në lista zgjedhore, por se ajo i kishte thënë se këtë duhej ta bënte në formë zyrtare përmes e-mailit apo në forma të ndryshme përmes udhëheqësve në SKQZ.

Pas këtij momenti ajo kishte rrëfyer se si Rama kishte filluar me kërcënime.

“Unë kam me kall këtë zyrë, nëse nuk mi jepni dokumentet.. Kam me jav nxi jetën më shumë në këtë institucion…”, kishte shkruar ajo në ankesën e dorëzuar drejt Ahmetaj.

Ajo ka thënë tutje se nëse vazhdon ky presion psikik ndaj saj nuk do të mundet ta ushtrojë detyrën e saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë