Loading…

Sekretari Pompeo bën të qartë prioritetet, kërkon që Kosova ta heqë taksën ndaj mallrave serbe

  • 27/02/2020 | 08:44

Sekretari Pompeo bën të qartë prioritetet, kërkon që Kosova ta heqë taksën ndaj mallrave serbe

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se pret që Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të shfrytëzojë momentumin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve për krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Gazeta Metro.


Në komunikatën e zëdhënëses Ortagus potencohen prioritetet dhe i pari renditet heqja e tarifave ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake si hap esencial i rinisjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe zhvillimit ekonomik të të dyja palëve.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, tha përmes një komunikate se Sekretari Pompeo gjatë takimit në Washington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.

Në komunikatë Sekretari Pompeo kishte uruar Kosovën për zgjedhjet e suksesshme dhe formimin e qeverisë dhe ri theksoi vlerën dhe punën e Dhomave të Specializuara për drejtësinë në Kosovë.

“Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë”, thuhet në komunikatën e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit.

Presidenti Thaçi nga Washington kishte deklaruar se takimi dhe biseda me Sekretarin e Shtetit Amerikane ishte e shkëlqyeshme dhe një përforcim i partneritetit dhe miqësisë mes dy vendeve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë