Loading…

Sekreti i përsosur i verës së zier

  • 21/01/2022 | 14:46

Sekreti i përsosur i verës së zier

Kënaqësi e veçantë është të shëtitës nëpër këtë të ftohtë dhe të pastaj të ndalesh dhe të pish një gotë vere te mrekullueshme të zier.


Aq më parë nëse ajo pije është bërë në mënyrë të përsosur, atëherë mund të themi që ngroh edhe shpirtin edhe trupin, transmeton Telegrafi.

Ekzistojnë shumë variacione në temën lidhur me verën e zier, mirëpo receta themelore do të duket përafërsisht kështu:

Përbërësit: 1 paketë të vogël lëvore kanelle, 1 litër verë të kuqe, 7 xhenxhefila, 150 deri në 200 mililitra ujë, 5 deri në 7 lugë sheqer, sipas dëshirës lëvore portokalli.

Përgatitja:

Në ujë treteni sheqerin, shtoni kanellën dhe xhenxhefilin dhe zieni përafërsisht derisa të avullohet gjysma e ujit. Qitni verën dhe nxeheni derisa të vlojë. Lëngun, verën e zier, shërbejeni në filxhanë të ngrohtë apo në gota me dorezë metali.

Përbërësi sekret: Nëse dëshironi që vera e zier të marrë aromë të veçantë, në të qitni disa kokrra piper të zi dhe zieni me erëzat e tjera. Piperi i zi do t’ju shërbejë edhe nëse nuk keni xhenxhefil.

Gjithashtu, me rastin e shërbimit, në filxhan qitni një fetë portokalli – do t’i japë verës shije të veçantë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë