Në Zelandën e Re ekziston një shpellë gëlqerore e cila në muret e saj ka krimba me shkëlqim, që i japin asaj një pamje spektakulare ndriçuese.
Sipas historianëve kjo shpellë me këtë lloj të veçantë krimbash ekziston mbi 30 milionë vjet. Këto krijesa që deri vonë janë etiketuar si të çuditshme quhen Arachnocampa Luminosa, dhe bëjnë dritë mjaftueshëm sa për të parë atë ambient të akullt në tërësi.
Kur krimbat ecin nëpër shpellë, njerëzit nuk mund t’i vërejnë ato si gjallesa, veçse i ndriçojnë rrugët e shpellës, transmeton gazetametro.net
Këta krimba ndryshe vendasit i quajnë edhe “krimba merimangë”, sepse me anë të disa fijeve të mëndafsha që kanë në trupin e tyre, i përdorin për të kapur gjahun, për t’u ushqyer. Të njejtit krimba gjenden edhe në Australi.
Kulmet e shpellës janë të ngjjitura me njëra-tjetrën me qindra gurë në mënyrë shumë interesante, dhe të bukur, që të lënë një përshtypje magjepëse.
Shkëlqimi që kanë këta krimba u ndihmon atyre për t’i tërhequr insektet dhe pastaj i mbysin dhe i hanë! Këto krimba janë të ngjashëm me disa kafshë tjera që jetojnë në tokë dhe në ujëra, që dritën e shfrytëzojnë për të kapur insketet e tjera. /gazetametro.net