Loading…

Sekreti që fshihej në këpucët e martesës të princeshës Diana

  • 23/01/2020 | 17:32

Sekreti që fshihej në këpucët e martesës të princeshës Diana

Ka kaluar pak kohë që nga mbushja e plot 20 viteve që nga vdekja tragjike e Princeshës Diana.


Por ama familjarët vec kujtimeve të ëmbla kanë zbuluar edhe disa “sekrete” për jetën dhe veprimtaritë e saj.

Por dizanjuesi i veshjeve të saj ka zbuluar mesazhin emocionues që Princesha kishte të fshehur në këpucët e saj të martesës me Princin Charles.

Megjithëse këpucët ishin kryesisht të fshehura nën fustanin e dizajnuar nga Elizabeth dhe David Emanuel që pa diskutim u quajt “veshja e shekullit”, Daily Mail raporton se në këpucët e princeshës, të krijuara këto nga këpucari i famshëm Clive Shilton mbanin një ‘haraç’ për burrin e saj.

Edhe në këpucë ajo kishte zgjedhur të shprehte dashurinë ndaj princ Charles, duke shkruar inicialet e saj dhe të tij, dhe në mes të shkronjave C dhe D, kishte edhe një zemër në mes.

Këpucët e princeshës Diana kishin një takë të ulët dhe ishin të mbuluara me 132 perla.

Edhe pse gjithë kjo përgatitje për një dasmë që do të mbahej mend, dashuria e tyre nuk triumfoi gjatë, pasi ata u ndanë pas disa vitesh martesë.

 

Më të fundit
...
  • 22/09/2020 | 11:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë