Loading…

Sekreti që perimet dhe frutat e prera të qëndrojnë të freskëta për 24 orë

  • 20/03/2017 | 08:45

Sekreti që perimet dhe frutat e prera të qëndrojnë të freskëta për 24 orë

Përgatitja e frutave dhe perimeve para se t’i gatuani ëshë një proces lehtësues, por sapo t’i prisni ato, do të marrin menjëherë një ngjyrë kafe. Kjo është shumë e bezdisshme, sidomos për ato të cilët nuk kanë shumë kohë për të gatuar. Por, ka një truk të thjeshtë se si t’i mbani ato të freskëta, madje edhe 1 ditë të tërë. Për këtë ju nevojitet vetëm pak mjaltë dhe ujë.

Lënia e perimeve dhe frutave të prera në ujë me mjaltë për 30 sekond ai pengon ato të marrin një ngjyrë kafe duke rezistuar deri në 24 orë. Ky truk funksionon më së miri për shkak se mjalti përmban peptide, një kompoment që pengon enzimën polifenol nga konvertimi i komponimeve fenolike në pigmente të errëta.

Përbërësit:
2 lugë çaji mjaltë
1 gotë ujë

Udhëzime:
Shtoni mjaltin në një gotë me ujë dhe trazojeni derisa të shkrihet plotësisht, transmeton shije.al. Hidheni përzierjen mbi frutat ose perimet e prera dhe lërini për aq kohë sa dëshironi, deri në moment që do t’i përdorni.
Nëse nuk ju pëlqen mjalti, në vend të tij mund të përdorni lëng limoni për të parandaluar nxirjen e frutave/perimeve të prera. Më pas largojini nga përzierja dhe lërini mënjanë në një enë të pastër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë