Loading…

Seks me dhunë me mbesën, arrestohet i moshuari shqiptar

  • 15/03/2017 | 20:24

Seks me dhunë me mbesën, arrestohet i moshuari shqiptar

Një 81 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar dje nga policia greke. I moshuari u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Mavromatis.


Policia greke sqaron se ndaj 81-vjeçarit është lëshuar urdhër arresti nga gjykata e magjistraturës së Korfuzit, për veprat penale të dhunimit, abuzimit seksual dhe joshjes ndaj fëmijëve, shkruan Syri.net

Mediat greke shkruajnë se i moshuari ishte në kërkim që prej vitit të shkuar, nën akuzën se ka abuzuar me mbesën e tij, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur në vitin 2011, por u raportua më vonë tek autoritetet.

I moshuari ka deklaruar se akuzat ishin shpifje nga e ëma e vajzës, me të cilën kishte marrëdhënie të keqe.

81-vjeçari, sipas mediave greke, ka tentuar të largohej në drejtim të Shqipërisë. I arrestuari u dërgua paraprakisht pranë prokurorisë në Thesprotia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë