Loading…

Seksologu kosovar këshillë të rinjve: Nuk keni nevojë për mjaltë, krejt çka ju duhet është një partner i mirë

  • 04/01/2022 | 22:32

Seksologu kosovar këshillë të rinjve: Nuk keni nevojë për mjaltë, krejt çka ju duhet është një partner i mirë

Seksologu kosovar Hajrullah Fejza, ka thënë se marrëdhënia seksuale nuk bëhet veç për të krijuar pasardhës por edhe për kënaqësi.


“Seksi nuk bëhet veç për riprodhim por bëhet edhe për kënaqësi. Për me bo seks për kënaqësi duhet me ditë me eksploru, me ditë me mbajtë ndezë zjarrin e dashnisë dhe zjarrin e të bamit seks”, ka thënë Fejza për Radio Klan FM.

Sipas tij marrëdhënia seksuale është një aktivitet i rëndë fizik dhe bëhet në përputhje me moshën dhe gjendjen shëndetësore të personit.

“Seksi është aktivitet fizik goxha i randë dhe duhet me përformu karshi moshës, gjendjes shëndetësore që e ka dhe rrethanave tjera për secilin person”, ka shtuar ai.

Fejza po ashtu theksoi se asnjë çift nuk mund të kalojnë jetën së bashku nëse nuk janë të aftë seksualisht.

Sipas seksologut, shumica e divorceve ndodhin për shkak të mospërshtatjes në aktivitetin seksual ndërmjet partnerëve.

“Edhe divorcet tash shumica e tyre bëhen pikërisht për shkak të mospërputhjes ose mospërshtatjes në aktivitetin seksual”, ka vazhduar ai.

Fejza tha se njerëit që jetojnë në vende ku nuk ka zhvillim të teknologjisë, ku nuk ka stres të punës e shkollimit, shprehen më lirshëm në aspektin seksual.

Ai foli edhe për edukimin seksual, për të cilin tha se duhet të futet si lëndë e veçantë nëpër shkolla.

“Ministria e Arsimit po bën përpjekje me e fut edukimin seksual aty-këtu nëpër landë të caktume. Edukimi i mirëfilltë seksual fillon kur landa e edukimit seksual bëhet landë e veçantë, kur profesorët edukohen për me e mbajtë landën e edukimit seksual dhe ku nxanësi notohet për mësimet që i ka marrë mbi edukimin seksual. Vetëm atëherë mund të thuhet se edukimi seksual është i mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës”, ka thënë seksologu.

Fejza tha se të rinjtë nuk kanë nevojë të marrin stimulues për seks të tilla si mjaltë, viagra e çokollata, krejt çka i duhet atyre, sipas seksologut, është një partner i mirë.

“I kisha këshillu të rinjtë se nuk keni nevojë për mjaltë, nuk keni nevojë për çokollata, krejt çka ju duhet është një partner i mirë, një riorganizim i njohurive për seksualitetin, dhe qasja në bashkëpunim me partnerin”, ka shtuar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë