Loading…

Seksologu tregon sa është gjatësia normale e penisit për marrëdhënie seksuale të kënaqshme

  • 04/09/2026 | 09:26

Seksologu tregon sa është gjatësia normale e penisit për marrëdhënie seksuale të kënaqshme

Madhësia e organit gjenital është një prej shqetësimeve që vazhdon t’i preokupojë shumë meshkuj, ndërsa sipas seksologut Hajrullah Fejza, frika shpeshherë lidhet më shumë me perceptimin sesa me realitetin shkencor.


Duke folur për jetën seksuale dhe problemet me të cilat përballen çiftet, Fejza ka theksuar se si meshkujt, ashtu edhe femrat, kanë shqetësime të shumta rreth madhësisë.

“Është një diçka që duhet me e potencu se të dytë, edhe djemtë edhe vajzat, kanë probleme shumë me madhësinë. Djemtë prej frikës që e kanë penisin e vogël, edhe vajzat kur e shohin çka bëjnë me këtë penis”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, shkenca ka një përcaktim të qartë për atë se çfarë konsiderohet madhësi normale.

“Shkenca me gjatësi thotë çdo penis që në ereksion arrin në gjatësi 8.5 centimetra e tutje është penis normal”, ka thënë seksologu.

Ai ka shpjeguar gjithashtu se madhësia nuk është domosdoshmërisht përcaktuese për një jetë seksuale të kënaqshme.

“Vagina krejt kënaqësinë e ka në pjesën e përparme. Atje tutje është kanali i lindjes. Kështu që çdo penis që në ereksion arrin 8.5 centimetra është mjaftueshëm për me bë marrëdhënie të kënaqshme seksuale për të dy partnerët”, është shprehur ai.

Seksologu ka përmendur edhe madhësinë mesatare të penisit te shqiptarët, duke thënë se të dhënat e fundit flasin për rreth 13 centimetra.

“Madhësia mesatare e penisit te shqiptarët, me matjet e fundit që janë bërë, ka dalë diku te 13 centimetra”, ka deklaruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë