Loading…

Sektori publik edhe sot në pushim

  • 04/01/2022 | 07:53

Sektori publik edhe sot në pushim

Sektori publik në Kosovë do të punojë vetëm në dy nga 10 ditët e para të këtij muaji.


Ditë pushimi do të jetë edhe dita e sotme për shkak të festës së Vitit të Ri.  Ditë pushimi për sektorin publik ishte edhe dje, e do të jetë edhe të premten, më 7 janar për shkak të Krishtlindjeve Ortodokse.

Sipas Ligjit për festat zyrtare për çdo festë zyrtare që bie në ditë vikendi, llogaritet ditë pushimi edhe dita pasuese e javës, ose dita e punës.

Ditë më parë Qeveria ka dalë në mbështetje për ndryshimin që të mos pushohet në ditë pune kur festat bien në fundjavë.

Derisa ndryshimi i ligjit të festave zyrtare të ndodhë, punëtorët e sektorit publik vazhdojnë të shfrytëzojnë këtë drejt, ku ditët e pushimit gjatë një viti për shkak të festave janë të shumta.

Sipas kalendarit zyrtar, në Kosovë gjatë vitit 2022 janë 11 festa zyrtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë