Loading…

Sekuestrohen 300 kg marihuanë në Tërnoc të Bujanocit, arrestohen pesë persona

  • 27/01/2022 | 11:14

Sekuestrohen 300 kg marihuanë në Tërnoc të Bujanocit, arrestohen pesë persona

Në Tërnoc të Bujanocit janë sekuestruar 300 kilogramë drogë e llojit marihuanë, si dhe janë arrestuar pesë persona, transmeton Gazeta Metro.


Pjesëtarët e Njësitit Kundër Drogës në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike në Nish kanë arrestuar pesë persona nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve dhe sekuestrohen 300 kilogramë marihuanë.

Nga ky aksion të arrestuar kanë mbetur pesë persona E. N. (1972), M. A. (1987), F. L. (1993), B. S. (1982) dhe A. T. (1953) “për ekzistimin e dyshimit se kanë kryer vepër penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”.

Të dyshuarit janë arrestuar në tentativë për dorëzimin e marihuanës, të cilën e kanë transportuar me furgon në rrugën ndërmjet Tërnovec dhe fshatit Turi, dhe gjatë kontrollit në lokalet dhe automjetet që kanë përdorur, janë gjetur 87 pako me marihuanë, të përgatitura për shitje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë