Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela ka ashpërsuar gjuhën ndaj liderëvë politik në Maqedoni, pasi sipas tij shqiptarët po mashtrohen. Ai poashtu ka thënë se askush nuk e ka të drejtën që t’i imponoj atij një flamur apo himn, shkruan Gazeta Metro.
“Mjaft u mashtruam për 25 vite me radhë, ka ardhur momenti që brenda 100 ditëve të zgjidhet çështja e gjuhës shqipe. Do të nisim të ndërtojmë institucionet tona, do të ndërtojmë shtet paralel, sepse nuk kemi kohë për të pritur dhe nuk do të mashtrohemi”, ka deklaruar Sela.
Ai poashtu foli edhe për himnin dhe flamurin maqedon.
” Për deri sa unë nuk jam pyetur kur na janë servuar hymni dhe flamuri në kushtetutën e vitit 1991 dhe ne si shqiptar nuk jemi pyetur aspak unë asnjëherë nuk do të respektoj atë himn apo atë flamur ”, tha ai.
Ai në emisionin Click Plus në tv 21 tha se marrëveshja ka qenë qe Aleanca të shkrihet një në parti të përbashkët.
“Secili nga liderët të mbajnë përgjegjegjësi për fjalët e thëna dhe për veprimet e veta , unë me sigurinë më të madhe ju them se marrëveshja ka qenë e tillë”, u shpreh ai. /gazetametro.net