Loading…

‘Selam’ Serbisë nga SHBA: S’ka shanse që forcat serbe të hyjnë në Kosovë, do të konfrontoheshin me NATO

  • 30/05/2023 | 09:33

‘Selam’ Serbisë nga SHBA: S’ka shanse që forcat serbe të hyjnë në Kosovë, do të konfrontoheshin me NATO

Serbia ka rritur gatishmërinë e saj ushtarake dhe ka thënë se është duke dislokuar trupa afër kufirit.


Kështu u njoftua dje nga ministria e mbrojtjes së Serbisë.

Por gjasat që Serbia të futet me ushtri në Kosovë janë të pamundura. Kështu thotë Charles Kupchan nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë.

“Nuk mendoj se ka gjasa që forcat serbe të hyjnë në Kosovë, pjesërisht për faktin se do të konfrontoheshin me forcat e NATO-s. Kjo e vendos Serbinë dhe NATO-n në një pozitë shumë të vështirë, në një kohë kur po përpiqemi ta avancojmë integrimin e Serbisë në institucionet transatlantike dhe evropiane. Pra, nuk pres të shoh konflikt ushtarak si rezultat i hyrjes së ushtrisë serbe në veri të Kosovës”, tha ai për REL.

Sipas Kupchan, çdo sjellje ngatërrestare në rajon shkon në dobi të Rusisë – qofshin ato deklarata të [udhëheqësit serb të Bosnjës, Millorad] Dodik, qoftë situata e vështirë politike në Mal të Zi, qofshin konfrontimet me KFOR-in…

“Rusët përpiqen të përfitojnë nga përçarjet, ndarjet dhe mosmarrëveshjet politike. Sa herë që shfaqen çarje, Rusia përpiqet t’i shfrytëzojë ato për të rritur ndikimin në rajon dhe për të penguar integrimin e rajonit të Ballkanit në institucionet evropiane dhe atlantike”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë