Loading…

Selami Shkodra i AKR’së: Do të sjellim sistem të drejtësisë të pavarur

  • 11/09/2019 | 22:14

Selami Shkodra i AKR’së: Do të sjellim sistem të drejtësisë të pavarur

Selami Shkodra nga koalicioni Nisma-AKR-PD,  ka thënë se e rëndësishme është që prokurorët dhe gjyqtarët të punojnë pa presion dhe pa ndërhyrje politike, transmeton Gazeta Metro.


E rëndësishme sipas Shkodres është që prokurorët dhe gjyqtarët të punojnë pa presion dhe pa ndërhyrje politike.

“Koalicioni ynë me të ardhur në pushtet ka për qellim një sistem të drejtësisë të pavarur, të paanshëm, efikas dhe të zellshëm”.

“Vetëm kjo garanton që vendi të ketë një sistem të konsoliduar ë premton një të ardhme duke përfshire edhe mundësinë e zhvillimit ekonomik , ku sundimi i ligjit është alfa dhe omega në këtë drejtim”.

Ai në Zonën Zgjedhore gjithashtu përmendi disa faktorë që sipas tij kanë kontribuuar në problemet në sistemin e drejtësisë.

“Njëri ndër ta është faktori i personelit të sistemit të drejtësisë, Keshilli Prokurorial, Prokuroria e Shtetit, Këshilli Gjyqësor dhe vetë gjyqtarët. Një numër i madh i tyre janë të papërgatitur në kuptimin e specializimit sidomos në rrafshin e prokurimit publik. Kjo e bën të pamundur luftimin me efikasitet të korrupsionin dhe krimit të organizuar”.

Shkodra gjithashtu tha se duhet të ketë reforma në drejtësi, me ç’rast theksoi se reforma e fundit përmbajtjesore ishte Ligji për Gjykata e vitit 2013./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë