Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez postoi një fotografi në Instagram me rroba banje, e cila e tragoi për herë të parë shenjën e saj nga transplantimi i veshkës, transmeton Gazeta Metro.
Selena bëri një foto në oborrin e shtëpisë së saj, dhe krahas kësaj fotoje ajo shkroi disa fjali për vetëbesimin që ka tani.
“Mbaj mend se ishte shumë e vështirë për mua të tregoja plagën që erdhi pas transplantimit të veshkës. Nuk doja të shihej në foto, kështu që vishja gjëra për tu mbuluar. Tani jam më e sigurt se kurrë deri në pikën që unë jam tashmë krenare për të. Jam krenare për veten time për gjithçka që kam kaluar”, tha këngëtarja.
Ndryshe, ajo iu nënshtrua një operacioni në vitin 2017 për shkak të sëmundjes autoimune lupus, ku shoqja e saj e ngushtë ia dhuroi njërën veshkë./gazetametro.net