Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, me një postim në rrjetin social Twitter, ka thënë se as pas thuajse 8 orë bisedime në Ohër ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vucic, nën drejtimin e dyshes europiane Jozef Borrell dhe Miroslav Lajcak, shkruan Gazeta Metro.
Selimi ka thënë po ashtu se në Ohër po qëndron po ashtu edhe emisari amerikan Gabriel Escobar.
“Asnjë lajm ende pas mbi 8 orë diskutimesh në #Ohrid / #Ohër mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga kryediplomati i BE-së. I dërguari amerikan Escobar është gjithashtu atje”, ka shkruar Selimi.
No news yet after over 8 hours of discussions in #Ohrid / #Ohër between Kosovo and Serbia leaders, facilitated by EU top diplomat @JosepBorrellF & envoy @MiroslavLajcak. American envoy Escobar is also there.
— Petrit Selimi (@Petrit) March 18, 2023
Negociatat mes palëve edhe pse po vazhdojnë për orë të tëra, në anën tjetër ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, shpreson që ata të kenë marrë këshillën e tij për ta bërë një pikë kthese dhe të arrijnë një marrëveshje.
Ischinger me një postim në Twitter, ka risjell vëmendjen te një shkrim që ai e ka botuar dje në Politico.
“Shpresoj që apeli im në Politico nuk u botua më kot: dy palët duhet të bëjnë një hap mirëbesimi menjëherë –sot”, ka shkruar ish-diplomati gjerman.
I hope my appeal in @POLITICOEurope was not published in vain: both sides should take a leap of faith right now – today! https://t.co/wXngIV3aty
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) March 18, 2023
Kujtojmë që nga mëngjesi i sotëm kanë filluar takimet, fillimisht bilaterale, më pastaj bilaterale mes Kosovës-Serbisë dhe Bashkimit Europian./gazetametro.net