Loading…

Selimi i reagon NATO’s pasi s’u referohet Kurtit e Osmanit me titujt që i kanë

  • 03/08/2022 | 15:35

Selimi i reagon NATO’s pasi s’u referohet Kurtit e Osmanit me titujt që i kanë

Drejtori i MCC’së për Kosovë dhe ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, përmes Twitterit i ka reaguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, për refuzimin që liderëve shtetërorë të Kosovës t’ua përmend edhe pozitat shtetërore, shkruan Gazeta Metro.


NATO’ja në komunikatat e tyre, kryeministrit dhe presidentit të Kosovës u referohet vetëm me emrat e përveçëm pa titujt e tyre shtetërorë

“Shumë mirënjohës për NATO-n  & Jens Stoltenberg  – por ka një refuzim të vazhdueshëm të NATO-s për t’iu referuar liderëve të Kosovës me titujt e tyre: Kryeministër dhe President. Në fakt nuk është as pozicion neutral ndaj statusit, pasi Kosova kishte kryeministër dhe president edhe para pavarësisë. Është një qëndrim më tepër nihilist”, ka shkruar Selimi.

Sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg, në një postim në Twitter rreth tensioneve në veri, ka njoftuar se ka biseduar me Albin Kurtin, pa iu referuar si kryeministër i Kosovës. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë