Loading…

Selimi i VV’së: Vdekjet si pasojë e COVID-19 janë statistika lufte, Qeveria Hoti solli rekorde të zeza

  • 07/08/2020 | 12:04

Selimi i VV’së: Vdekjet si pasojë e COVID-19 janë statistika lufte, Qeveria Hoti solli rekorde të zeza

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka ftuar partitë politike parlamentare që ta votojnë mocionin kundër Qeverisë Hoti.

Kjo nismë nga ta është ndërmarrë dje, ku kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e mocionit.

Sipas Selimit kjo Qeveri ka dështuar me menaxhimin e situatës me pandeminë.

“Statistikat janë të luftës, nuk po jepet ndihmë nga Qeveria. Kanë mbetur doktorët si qytetarët të braktisur në front. Spitalet nuk mund të pranojnë të infektuar. Shumëçka mund të fshihet prapa jo transparencës por jo edhe humbje e jetës së qytetarëve”, ka thënë Selimi, njofton Klan Kosova.

“Ka krizë morale, humanitare, qytetare dhe politike. Që kur erdhët në Qeveri e keni sjell situatën në rekorde të zeza. Për çdo ditë kemi më shumë se dhjetë të vdekur, apo nëntë të vdekur në ditë në raport me nëntë milionë banorë. Këto janë statistika lufte”.

“Sot kaloni në qetësi duke kaluar jetët e njerëzve. Nuk do të kishte kaq jetë humbura po të mos bënit gabime. Gabuat me dashje. Duhet të shkoni, jene barrë e panevojshme për Kosovën”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë