Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, i është kundërpërgjigjur zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, e cila në një konferencë të veçantë nuk ka kursyer kritikat ndaj Kosovës.
Në profilin e tij në Twitter, Selimi ka thënë se Kosova gjendet në pozitë më të mirë se Rusia dhe në një numer fushash.
“Kosova, sipas të gjitha fakteve është më e sigurt, më pak e korruptuar, me më pak kriminalitet, shumë më demokratike se që ka qenë Rusia ndonjëherë. Kurdoherë”, ka shkruar Selimi në Tëitter.
Mediat serbe kanë raportuar se Ministra e Jashtme e Rusisë ka thënë të enjten se kriza e brendshme politike në vend ka dëshmuar paaftësinë e Kosovës. Po ashtu, Rusia ka dhënë vlerësime edhe lidhur me ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se Kosova nuk duhet që t’i harrojë obligimet e veta.