Loading…

Selimi: Kurti ka takuar kriminelë në një veturë i mbuluar me qebe, Haradinaj ka takuar çdonjërin që i është nënshtruar ligjeve të Kosovës

  • 08/12/2021 | 22:04

Selimi: Kurti ka takuar kriminelë në një veturë i mbuluar me qebe, Haradinaj ka takuar çdonjërin që i është nënshtruar ligjeve të Kosovës

Ish-ministri i Drejtësisë dhe zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi, ka reaguar pas deklaratave të zyrtareve të VV’së, të cilët hodhën akuza drejt ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Metro. 


Në një status në Facebook, Selimi ka thënë se në zyret e Haradinaj, janë pritur haptas ata që kanë mbajtur funksione në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Sot paskan folur ata që janë politikanë me korrespodencë. Në zyret e KM Haradinaj janë pritur haptas ata që kanë mbajtur funksione në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Përderisa KM i tashëm është takuar me kriminelë serb në një veturë i mbuluar me qebe e ka kohabituar me po të njëjtit, ne kemi takuar çdonjërin që ju ka nënshtruar ligjeve të Republikës’, u shpreh Selimi.

Ai theksoi se fusnota, takimi me qebe me Jelena Bjellicën, injorimi i shqiponjës dhe trajtimi i Serbisë me debulesë tregon hipokrizinë e kryeministrit  Kurti dhe politikanëve me korrespodencë.

Ndër të tjera, Selimi tha se krimi i organizuar është pikë lufte për të gjithë ne, çdo tentim për të kthyer kto vendime në sulme të brendshme tregon që kjo qeveri ska vizion por ka mllef, mllef ndaj popullit të saj.

Më poshtë reagimi i tiji plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë