Loading…

Selimi: Kuvendi i Kosovës ka dalë nga funksioni

  • 11/04/2017 | 22:02

Selimi: Kuvendi i Kosovës ka dalë nga funksioni

Kuvendi i Kosovës ka dalë nga funksioni. Kështu ka thënë deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi.


Selimi ka komentuar edhe çështjen e ushtrisë. Ai ka thënë se mos koordinimi me faktorët kyç siç është Qeveria në lidhje me ushtrinë si dhe me resorin kryesor FSK-në dhe edhe me partitë opozitare e në anën tjetër mos koordinimi me faktorin kryesor si NATO dhe SHBA-të dhe shtete të veçanta që janë sponsorisuese të FSK-së ka ndikuar në dështimin e këtij procesi.

Selimi gjersa ka folur për punën e Kuvendit, ka thënë se vetëm zgjedhjet mund ta rifreskojnë legjislaturën. Ai tha se Kuvendi jo që nuk ka pasur ndonjë funksion e sidomos në përputhje me atë që do të duhej të prodhonte parlamenti.

“Por, parlamenti ka dalë jashtë funksionit tërësisht”, ka thënë Selimi. Sipas Selimit, mazhoranca ka 2/3 tën e deputetëve por nuk po arrin ta siguroj as shumicën e thjesht të kuorumit, për votimin e ligjeve të rëndomta.

“Vetëm zgjedhjet këtë rast mund ta rifreskojnë punën e Kuvendit”, ka thënë deputeti Selimi. Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës nuk i ka dhënë llogari Parlamentit.

“Ky i fundit ka qenë vendi që është shfrytëzuar nga pushteti si një arenë për arritjen e qëllimeve përtej parlamentare”, tha deputeti i partisë opozitare në RTK. Ai ka shtuar se Vetëvendosje mbështetë mocionin kundër qeverisë.

“Siç kemi qenë bashkë në tema kundër Zajednicës, kundër Demarkacionit, do të jemi bashkë edhe kundër qeverisë”, tha ndër të tjera Selimi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë