Loading…

Selimi: LDK është ajo që vendos për krijimin e Qeveris, ose për zgjedhje të reja

  • 23/06/2017 | 21:20

Selimi: LDK është ajo që vendos për krijimin e Qeveris, ose për zgjedhje të reja

Njëri ndër figurat më me ndikim në Lëvizjen Vetëvendosje, anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Rexhep Selimi, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës mund të përcaktojë se a do të shkojë vendi në zgjedhje, apo do të formohet Qeveria.


Selimi tha se LDK është determinuese për Qeveri, ose zgjedhje të reja.

“Ka faktorë determinues se a do të ketë qeveri apo të shkojë në zgjedhje. Determinues kryesor për këtë është Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Selimi në Tribuna Channel.

Ai e ka pranuar se koalicionet kanë ndikuar gjithashtu në rritjen e VV-së.Selimi ka thënë se Vetëvendosje sot është partia më e madhe politike në Kosovë.

Ai tha se PAN ka disa ditë kohë që ta formojë qeverinë, “nëse këtë nuk e bën, ne jemi gati për ta bërë atë”.

“PAN duket se nuk do të mund ta formojë qeverinë. Pra, ata nuk do t’i bëjnë 61 vota, dhe ne jemi të gatshëm që pastaj ta bëjmë”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë