Loading…

Selimi ndihet i rrezikuar nga Gjykata Speciale

  • 23/02/2017 | 08:18

Selimi ndihet i rrezikuar nga Gjykata Speciale

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, ka paralajmëruar se rikthimi i Demarkacionit do ta rikthejë gazin lotsjellës në Parlament.


Gjatë një interviste për “Zërin” ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke thënë se pasi kjo e fundit “është një gjykatë e padrejtë” kushdo që ka luftuar për lirinë e Kosovës do të duhej të ndihej i rrezikuar.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, gjatë kësaj interviste për gazetën “Zëri” ka folur edhe për mundësinë e ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale, duke thënë se personalisht asnjëherë nuk është ndier i rrezikuar nga drejtësia, por, siç ka thënë ai, nga padrejtësia ndihet i rrezikuar edhe tani.

“Përderisa Gjykata Speciale është e padrejtë, do të duheshit të ndiheshit të rrezikuar edhe ju, edhe të gjithë qytetarët e Kosovë, në veçanti kushdo që ka luftuar për lirinë e Kosovës. Po të kishte drejtësi, unë nuk do të ndihesha i rrezikuar. Nga padrejtësia rreziku vjen për të gjithë”, ka deklaruar Selimi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë