Rexhep Selimi ka shprehur rëndësinë që të ndalen veprimet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq, pasi sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, dy liderët përbëjnë rrezik për Kosovën.
Në një deklarim, Selimi ka thënë se Thaçi dhe Vuiçiq janë të rrezikshëm edhe për partnerët ndërkombëtar të Kosovës.
“Kur bëhet fjalë për ta ndalur Thaçin e Vuçiqin, duhet që t’i trajtojmë në ‘paketë’ dhe t’i ndalim bashkë me projektet e tyre të përbashkëta. Ky binom është i rrezikshëm për Kosovën, për shqiptarët dhe për partnerët tanë strategjik; SHBA-të dhe BE-në”, ka thënë Selimi për Insajderin.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka theksuar ndonjë plan konkret për ndaljen e Thaçit dhe Vuçiqit, por është shprehur se këtë “e di më së miri populli”.
“Lëvizja Vetëvendosje është gjithmonë me popullin”, është shprehur Selimi.
Thaçi dhe Vuçiq janë takuar të shtunën në një panel diskutimi të organizuar në Austri, ku ishin të pranishëm edhe liderë të tjerë rajonal dhe evropianë.