Loading…

Selimi: Thaçi ka shumë borxhe, e ato borxhe i lanë me koka njerëzish

  • 04/04/2018 | 16:48

Selimi: Thaçi ka shumë borxhe, e ato borxhe i lanë me koka njerëzish

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka qenë i ashpër me presidentin Hashim Thaçi, duke e cilësuar si përgjegjës kryesor për deportimin e gjashtë shtetasve turq javën e shkuar.


Ai ka kërkuar që në listën e shkarkimeve të përfshihet edhe kreu i shtetit, meqë sipas Selimit dëbimi i turqve ishte borxh i larë i Thaçit për pazaret e shumta që ka bërë.

“Thaçi lan borxhe me koka njerëzish. Mos u çuditni nëse këtë gjë e ka bërë në të kaluarën. Mos u çuditni nëse këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen”.

“Të fillohet me shkarkimin e atij që e mori përsipër këtë punë. Shkarkimi i presidentit do të duhej të ishte detyrë e parë e këtij parlamenti, nëse keni kaçik”.

“Shteti atë ditë u pa që ka rënë, sepse mafia politike i ka kapur majat, në këtë rast majën e shtetit”.

“Deputetë, e kemi borxh që ndaj qytetarëve të Kosovës të jemi transparent dhe t’u tregojmë që ky shtet tashmë nuk po funksionon”.

“Deportimi i shtetasve turq tregoi edhe njëherë që kredibiliteti i këtij shteti ka rënë. Atë ditë, përveç që është shkaktuar dëm i madh ndaj shtetit, është shkaktuar edhe ndaj moralit qytetar të këtij vendi. Ajo që ndodhi atë ditë nuk duhet të përsëritet më”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë