Loading…
Sellma i komentoi ‘bukuri’ vajzës së Arkanit, pjesëtari i FSK’së i reagon ashpër
  • 14/03/2019 | 19:09

Sellma i komentoi ‘bukuri’ vajzës së Arkanit, pjesëtari i FSK’së i reagon ashpër

Këngëtari, njëherësh pjesëtar i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Asim Gashi e ka quajtur të ulët komplimentin që grimerja e njohur kosovare, Sellma Kasumovic ia ka bërë vajzës së kriminelit serb, Arkanit, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi, Gashi ka shkruar se Sellma do të ishte mirë t’i shihte masakrat që Arkani ia kishte bërë shqiptarëve e pastaj ta lavdëronte.

“Ju Zonja apo Zonjusha Sellma, s’të ka ra mi pa masakrat qe i ka bër Baba e kësaj qikes ne Kosove siç me ka ra me pa mua, ku sot e kësaj dite ende me parafytyrohen këta paramilitar qe na vranë me te dashurit tanë, se me te vërtet kishit mendu ndryshe. Ma mirë kishte me qen p.sh. me vizitu kompleksin Adem Jashari në Prekaz, ku sot ju e gëzoni këtë liri, se sa që keni bërë kësi komplimente qe për popullin Shqiptarë është shumë e prekshme. P.s. është mendimi im e di qe shume mujn me than po hajt se për veti e ka, por te paktën një reagim si Artist”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Sellma i ka lënë një koment vajzës së kriminelit serb në rrjetin social Instagram, ku i ka shkruar: Lepotica që nënkupton ‘bukuri, gjë që ka ngjallur shumë reagime./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë