Loading…
Sellma nxitë reagime: I komenton në foto vajzës së kriminelit ‘Arkan’|PAMJE
  • 14/03/2019 | 10:55

Sellma nxitë reagime: I komenton në foto vajzës së kriminelit ‘Arkan’|PAMJE

Vajza e Arkanit poston fotografi në Instagram, grimerja e njohur në Kosovë i komenton dhe nxitë reagime, transmeton Gazeta Metro.


Anastasija Raznatovic është vajza e Zeljko Raznatoviç, i njohur edhe si Arkani, kriminel i njohur serb.

Ajo publikon vazhdimisht fotografi të përditshme, që tregojnë jetën luksoze që e bën.

Së fundi ajo është shprehur e emocionuar për gjërat të cilat po i përgatit.

‘Është pak të thuhet se jam e emocionuar për shkak të periudhës e cila pason. Po ju përgadis diçka shumë të mirë dhe memzi po pres që të kënaqemi bashkë me të. Nga editorialet fenomenalë të modës, deri te, natyrisht këngët e reja spotet. Ju dëshiroj një javë shumë të bukur,’ ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Por çfarë bëri të gjithë të befasoheshin, është komenti i grimeres së njohur në Kosovë, Sellma Kasumovic.

‘Bukuri’, ka shkruar ajo.

Ky koment ngjalli reagime tek qytetarët e vendit, duke pasur parasysh të kaluarën e errët të babait të saj.

Kujtojmë se, Arkan u vra në vitin 2000, përpara se të përballej me gjykatën e OKB për krime lufte në lidhje me gjenocidin ndaj mijëra kroatëve dhe boshnjakëve në fillim të viteve ’90./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë