Aktorja e famshme e cila çdo herë është në qendër të vëmendjes për paraqitjen e saj dhe linjat super seksi, e ka zbuluar në një intervistë të fundit se ishte tronditur nga simptomat e menopauzës, transmeton Gazeta Metro.
Salma Hayek e cila tashmë ka 54 vjet ishte e ftuar në emisionin “Red Table Talk” të drejtuar nga Jade Smith dhe dy aktoret prekën tema të ndryshme, dhe njëra prej tyre ishte rritja e gjoksit me anë të operacioneve.
“Shumë njerëz mendojnë se unë e kam rritur gjoksin dhe nuk i fajësoj sepse ato ishin më të vogla. Dhe pjesa tjetër e trupit tim ishte më e hollë”, tha ajo.
“Disa gra humbin peshë, por ka gra që shtojnë disa kile dhe gjoksi i tyre rritet. Edhe gratë që ushqejnë fëmijët me gji ato ju rriten. Unë jam thjesht një nga ato gra dhe rritja e gjirit më ka ndodhur në të gjitha këto situata”, shtoi Salma.
Edhe pse Salma ka një linjë të bukur trupore edhe në menopauzë, ajo zbuloi se ka një dobësi në rritjen e vazhdueshme të gjinjve, ku shtoi se ka dhimbe në shpinë dhe se dita-ditës po vuan më shumë nga kjo dhimbje./gazetametro.net