Loading…

Selmanaj ia thotë troç Vjosa Osmanit: Qëndrimi i yt e ka dëmtuar rëndë LDK’në

  • 27/03/2020 | 08:24

Selmanaj ia thotë troç Vjosa Osmanit: Qëndrimi i yt e ka dëmtuar rëndë LDK’në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se qëndrimi i Vjosa Osmanit në këtë kohë kundër partisë sa saj ka dëmtuar rëndë LDK’në, shkruan Gazeta Metro.


Selmanaj po thotë se qëndrimi i Vjosa Osmanit po e dëmton dhe po e vazhdon ta dëmtojë tutje rëndë Lidhjen Demokratike të Kosovës, sipas  tij dëmet janë të mëdha.

“Qëndrimi i Osmanit e ka dëmtuar rëndë LDK-në dhe për fatin e keq po vazhdon ta dëmtojë tutje. Dëmet janë të mëdha që po i shkaktohen LDK-së. Ajo çka më bënë krenar që jam pjesë e LDK-së është për shkak të njerëzve që janë brenda partisë”, ka thënë Selmanaj në Interaktiv.

Selmanaj po ashtu tha se nëse zgjedhjet do të mbahen LDK’ja do të fitojë ato, ndërkaq ai tha se partia e tij e ka shpëtuar Kosovën nga dy figura të cilët e kanë shkelur Kushtetutën, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë