Loading…

Selmanaj: Kosova me Kushtetutë është shtet laik, kushdo që e cenon këtë normë e cenon demokracinë

  • 12/08/2022 | 12:10

Selmanaj: Kosova me Kushtetutë është shtet laik, kushdo që e cenon këtë normë e cenon demokracinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, është shprehur kundër lejimit të shamisë për vajzat e mitura në shkolla publike, shkruan Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook, Selmanaj ka shkruar për Nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës ku thuhet se Kosova është shtet laik.

Ai ka thënë se kushdo që e cenon këtë normë kushtetuese ka cenuar themelet e demokracisë.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës: Neni 8 [Shteti Laik] Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Kushdo që me injorancë apo qëllime tjera perfide cenon këtë normë kushtetuese, atëherë ka cenuar themelet e Demokracisë Kushtetuese të vendit tone”, ka shkruar Selmanaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë