Loading…

Selmanaj, Kurtit: Ka një vit që vetëm me dialog po merret, ndërkohë të kundërtën e deklaron në media

  • 23/03/2023 | 08:32

Selmanaj, Kurtit:  Ka një vit që vetëm me dialog po merret, ndërkohë të kundërtën e deklaron në media

Deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, se dialogu nuk është top prioritet i qeverisë së tij, sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tregon se sa jo seriozitet ka kryeministri Kurti.


Selmanaj tha se Kurti ka që një vit që është duke u marr vetëm me dialogun, teksa thotë se të kundërtën po e thotë në deklarimet publike.

Selmanaj theksoi se Kurti ka një sjellje të një personi sa të pa përgjegjshëm po aq edhe naiv politik dhe sipas tij ai nuk e meriton pozitën të cilën e ka.

“Kjo tregon jo seriozitetin e këtij kryeministri, ky kam përshtypjen që nuk e ka ide për rëndësinë e pozitës qe e ka. Ka një vit që ky vetëm me dialog është duke u marr, ndërkohë neve na ka thënë së është temë e shtatë apo e tetë.

Kjo shpërfaq gjithçka në fakt, kjo e shpërfaq diletantizmin e tij politik, qëndrimet e tij pozicioni i tij dhe pozita Kushtetuese që e ka nuk janë frekuenca të njëjta, që i bie që ky ka marr një pozicion ose një pozitë që nuk e meriton, nuk e meriton absolutisht sepse të thuash kështu dhe të sillesh kështu me media, me njerëzit, me Kuvendin e Kosovës, ky tregon se ka sjellje të një personi sa të pa përgjegjshëm po aq edhe naiv politik”, tha Selmanaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë