Kandidati për deputet nga LDK-ja, Driton Selmanaj ka deklaruar se ata do të dëgjojnë gjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkesat që kanë për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.
Selmanaj ka thënë se LDK’ja do ta dëgjon Amerikën në gjitha çështjet e kontekstit dhe integritetit të Kosovës.
“Ne do ta dëgjojmë Amerikën çka thotë në çështjen e kontekstit të integriteti të vendit, në kontekst të subjektivitetit të tonë ndërkombëtarë dhe në kontekstet të ecjes tonë përpara”, tha Selmanaj.
“Ne konsiderojmë aleatin tonë strategjik SHBA-në miqësia jonë është përhershme, ne konsultoheni për shumë tema me orë të tëra. Por, normalisht pa dakordimin mes neve dhe palës amerikane nuk iu hyjmë proceseve delikate me Serbinë. Edhe për taksën edhe reciprocitetin pa aleatin tonë Kosova, nuk mundet t’i dalë Serbisë, nëse i ka kundër shtetet aleate”, ka thënë Selmanaj në Rubikon.
Selmanaj po ashtu tha se Qeveria Hoti e ka nxjerrë Kosovën nga një situatë jo e mirë që sipas tij e kishin lënë qeveritë e kaluara.//gazetametro.net