Loading…

Selmanaj thotë se Franca s’e bllokon liberalizimin e vizave, por ky është kushti i saj

  • 08/07/2020 | 22:55

Selmanaj thotë se Franca s’e bllokon liberalizimin e vizave, por ky është kushti i saj

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka deklaruar se shteti i Francës nuk do ta bllokon liberalizimin e vizave për kosovarët, por ka frikë se do të ndodh një eksod tjetër, shkruan Gazeta Metro.


Selmanaj po thotë se vizita e kryeministrit Avdullah Hoti në Pallatin Elysee në Paris ku u prit nga presidenti i Francës Emmanuel Macron ishte një pritje me ceremonitë më të larta shtetërore dhe shumë e efektshme për diplomacinë kosovare.

Zëvendëskryeministri tha se presidenti Macron e ka bërë të qartë që Franca nuk dëshiron ta bllokojë liberalizimin e vizave, por ka dilema për shkak të eksperiencave me vendet e tjera në rajon.

Ai tha Macron si kusht dhe shqetësim të madh e sheh se mund të ndodh një eksod nga kosovarët drejt shteteve evropiane.

Macron ka marrë shembull Shqipërinë se si shqiptarët kërkuan azil pasi dolën në Evropë duke përdorur lëvizjen e lirë “Schengen”.

“Si çdo takim që Qeveria e Kosovës e ka me burrështetasit e Bashkimit Europian ka vendosur që të ketë në fokus kryesor çështjen e liberalizimit të vizave. Për neve si shtet i Kosovës tashmë është e pakuptimtë kjo çfarë po ndodh. Ka arsye të caktuara se pse s’e kemi marrë në kohë të mëhershme këtë të drejtë elementare, por sjellje politike të caktuara kanë ndikuar që kjo çështje të prolongohet”.

“Ajo që ngjall rezerva te shteti francez është eksperienca e kaluar që ka pasë me disa nga shtetet e Ballkanit në kohën kur janë liberalizuar vizat. Na thanë që me mijëra raste të kërkesave për azil janë në trajtim, për fat të keq shumica prej tyre ishin nga Shqipëria. Ka një sensitivitet të opinionit publik francez. Ata po mundohen që çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën ta trajtojnë më me kujdes sesa në të kaluarën”, tha Selmanaj.

“Për çështje javësh mund të vijmë deri te përfundimet se ku janë dilemat e sakta të Francës. Çka duhet të bëjë Policia e Kosovës që të kontrollojë një eksod të mundshëm? A do të duhet të marrë masa shtesë Kosova që të kontrollojë lëvizjen e secilit person që del nga Kosova? Qeveria e Kosovës ka vendosur të mos rrimë në stand-by dhe të shohim se kur një shtet anëtar i BE-së të ndërrojë mendje, por duam të jemi aktiv për të provuar secilin argument kundërshtues nëse e kanë”, tha Selmanaj në Rubikon.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë