Loading…

Selmanaj: Vjosa Osmani eksperiment drastik politik, s’di që ka bë ndonjë punë prej shkarkimit të Valdete Dakës

  • 19/10/2022 | 23:18

Selmanaj: Vjosa Osmani eksperiment drastik politik, s’di që ka bë ndonjë punë prej shkarkimit të Valdete Dakës

Ashtu si Vetëvendosjen me mbi 50 për qind në qeverisje, edhe Vjosa Osmanin në postin e Presidentes, z.Selmanaj i sheh si ‘eksperimente politike’ të cilat shpreson – që janë të fundit që po i provon vendi jonë.


“Vendimi për mosvotimin e Vjosës, vendimi më i rëndësishëm në karrierën time politike. Nuk është për këtë pozitë, në asnjë aspekt. Ka mungesë integriteti. Mendoj që presidenten e kemi pa integritet politik. Kjo pozitë është delikate.  Ne kemi president që ka rol në politikë të jashtme, në drejtësi, mbrotje dhe siguri. Përfaqëson një aurë që ofron partitë politike, ruan unitetin e shtetit, politikbërjes në përgjithësi, kujdeset për funksionimin demokratik të institucioneve, cka kemi pa deri sot, është asnjë prej tyre. Cka ka bërë puna e parë është shkarkimi i Valdete Dakës. Një kryeprokur as nuk e zgjedhë. Shpresoj që jë jetë hera e fundit që Kosova ka eksperimentu kaq drastikisht”, ka thënë Selmanaj përballë Mirenës, shkruan Periskopi.

“Kjo Lëvizje (Vetëvendosje) politike është një lëvizje e një grupi që vec propagandën dhe mashtrimin e kanë virtyt, sot kam bindjen se kemi një pseudo-qeveri dhe pseudo-qeverisje, ose me thanë në zhargonin e të rinjve, kemi një qeveri stand-by në cdo aspekt. Ni kryeministër që në virtytein e vet e ka pasë popullizmin, del kundër të gjitha kategorive. Keq me mësues, keq me veteranë, keq me mjek, keq me bisnese, cila kategori shoqërore është në rregull me të. Asnjë. Si rezultat i paranojave, ky është në betejë edhe me njerëzit e tij, se so kah i beson kërkujt”, tha Selmanaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë