Loading…

Selmani: Punëtorët e Shëndetësisë në grevë për shkak të Ligjit të Pagave

  • 11/12/2019 | 20:20

Selmani: Punëtorët e Shëndetësisë në grevë për shkak të Ligjit të Pagave

Xhemajl Selmani nga Sindikata e Shëndetësisë ka deklaruar se ky sektor është në mbështetje të Ligjit të Pagave.

Në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, ai paralajmëroi ndërmarrjen e masave në rast se nuk fillon implementimi i këtij ligji.

“Sot në Këshillin Drejtues të Sindikatës së Shëndetësisë është vendosur që ditën e premte në koordinim me Këshillin Drejtues të Sindikatës së Arsimit që në të mbajmë grevë tetorëshe, duke nisur nga ora 00:07 deri në orën 15:00. Kjo grevë do të jetë paralajmëruese që në një pjesë dërrmuese jemi përkrah Ligjit të Pagave që ka ardhur në fuqi dhe për modalitetet të tjera nuk do të interferojmë nëse ai përmirësohet ose plotësohet”.

Selmani theksoi se Ligji i Pagave nuk duhet të kthehet në pikën zero.

“Në kohen kur hyn në fuqi Ligji i Pagave, kërkesa për pezullim apo rikthim e tij është jologjike”.

“Nuk duhet të kërkohet pezullimi i ligjit, por përmirësim aty ku ka nevojë”.

Ai gjithashtu shtoi se kanë kërkuar informacione nga Avokati i Popullit lidhur me ankesën për Ligjin e Pagave, mirëpo nuk kanë marrë kurfar sqarimi lidhur me përmbajtjen e ankesës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë