Loading…

Sementishtë: Arrestohet një person për zjarrvënie

  • 11/03/2019 | 12:20

Sementishtë: Arrestohet një person për zjarrvënie

Është arrestuar një person  në Suharekë me inicialet V.M, i cili dyshohej se në fshatin Semetishtë, në vendin e quajtur Rezinat ka kryer veprën penale ‘zjarrvënie’, transmeton Gazeta Metro.


Me datën 10 mars 2019 në Suharekë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, bëhet e ditur se është arrestuar një person me inicialet V. M. pasi dyshohet se ka vën zjarrë në vendin e quajtur Rezinat në Sementishë të Suharekës.

Policia rajonale e Prizrenit ka thënë se tashmë i arrestuari dyshohej për disa raste të zjarrvënieve.

“Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të zjarrvënieve, ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit dhe të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin policor”, thotë policia nga rajoni i Prizrenit./EO

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, thuhet në komunikatë, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, i cili ka pranuar veprën e kryer, po ashtu i njëjti është i njohur për organet për rastet të tilla.

“Me vendim të prokurorit të dyshuari i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë