Loading…

Semi mori ‘hak’ ndaj Donaldit, Romeo ia kthen me të njëjtën monedhë këngëtares

  • 08/12/2021 | 21:13

Semi mori ‘hak’ ndaj Donaldit, Romeo ia kthen me të njëjtën monedhë këngëtares

Donaldi tashmë ka konfirmuar lidhjen me Beatrix dhe afrimiteti mori ‘’zjarr’’ menjëherë pas daljes së Semit nga shtëpia.


Kjo e fundit si shoqja e ngushtë e Borës vazhdimisht brenda shtëpisë e ka ‘’ruajtur’’ Donaldin duke përmendur faktin se sa shumë duhen ai dhe Bora.

Pas puthjeve e para që u shpreh e revoltuar pasuar me një publik të tërë dhe një numër të madh të fytyrave publike ishte Semi.

Këngëtarja lëshoi në mënyrë demonstrative studion madje gjatë spektaklit të asaj jave i kërkoi Arbanës t’i kthente edhe pellushin qe i la para se të dilte.

Pas këtyre zhvillimeve Semi i ka bërë ‘’unfollow’’ Donaldit edhe pse Bora nuk e ka bërë akoma një gjë të tillë.

E përderisa Donaldi nuk ka qasje në llogaritë e tij në rrjetet sociale, është Romeo ai që menaxhon rrjetet sociale të vëllaut dhe si duket u ‘’hakmorr’’ ndaj Semit duke iu kthyer me të njëjtën monedhë e duke i bërë ‘’unfollow’’ nga Instagrami Donaldit.

Në anën tjetër Bora vazhdon ta ndjek ish të dashurin e saj pas hyrjes së tij në shtëpinë e BBV, ndërsa ka qenë pikërisht Romeo që filloi ta ndiqte nga llogaria Donaldit në kohën kur dyshja dhanë shpresë për një ribashkim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë