Loading…

Sëmuret Sami Lushtaku, dërgohet në Gjermani

  • 02/04/2018 | 19:27

Sëmuret Sami Lushtaku, dërgohet në Gjermani

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku për shkak të problemeve shëndetësore, të premten e kaluar ka udhëtuar për në shtetin e Gjermanisë.


“Ditën e premte Lushtaku ka udhëtuar për një vizitë mjekësore në Gjermani. Ai ka probleme me zemër”, ka thënë një burim i Gazetës Blic, i afërm me Lushtakun.

Lajmin për Gazeta Blic e kanë konfirmuar edhe familjarët e Lushtakut, ndonëse nuk kanë dhënë detaje se çfarë problemesh shëndetësore ka ish- kryetari i Skenderajt.

Në një prononcim të shkurtër për “Gazeta Blic”, i biri i Sami Lushtakut,  Mërgim Lushtaku ka treguar se babai i tij ndodhet në Gjermani, por ka shtuar se ai atje ka shkuar për vizitë tek disa të afërm, por edhe për kontroll shëndetësore.

“Ka shkuar për vizitë tek familjarët por në të njëjtën kohë edhe për t’u kontrolluar”, ka thënë Mergim Lushtaku.

Kujtojmë që, ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku edhe në kohën sa ishte në burg ka pasur probleme me gjendjen shëndetësore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë