Loading…

Senati Amerikan aprovon Maqedoninë e Veriut në NATO

  • 22/10/2019 | 22:47

Senati Amerikan aprovon Maqedoninë e Veriut në NATO

Senati amerikan unanimisht ka aprovuar pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO me vota 91-2, që nënkupton se shteti i vogël ballkanik është një hap më afër që të bëhet anëtari i 30-të i NATO-s, transmeton Gazeta Metro.


Ky vendim shënon një fitore për Shkupin pasi Bashkimi Evropian vendosi të mos i nisë negociatat për anëtarësim gjatë kësaj jave. Por dërgon edhe një mesazh më të gjerë të mbështetjes për Evropën dhe përmbajtjes për Evropën, ka thënë kryesuesi i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë Jim Risch, republikani nga Idaho, shkruan Koha.net.

“Kjo paraqet një shabllon për të gjithë evropianët, se janë të mirëseardhur, se dera është e hapur, se ne dëshirojmë që ata të hyjnë në NATO”, tha Risch para gazetarëve të martën.

“Rusët e urrejnë këtë gjë, urrejnë rritjen e NATO-s për kah madhësia, por ne dëshirojmë t’i inkurajojmë evropianët”.

E vetmja votë “jo” erdhi nga senatorët Rand Paul dhe Mike Lee, dy Republikanët që anojnë kah liberalët.

22 shtete kanë ratifikuar deri më tani protokollin për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut. Vendi mund të bëhet anëtar i NATO-s porsa të votojnë edhe shtatë shtetet e mbetura.

Maqedonia e Veriut pritet që t’i bashkohet aleancës në një takim të liderëve të NATO’s që do të mbahet në dhjetor në Londër./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë