Loading…

Senati miratoi pakon e ndihmës unanimisht, 2 trilion ndihmë gati për amerikanët nga shteti

  • 26/03/2020 | 09:27

Senati miratoi pakon e ndihmës unanimisht, 2 trilion ndihmë gati për amerikanët nga shteti

Ligjvënësit amerikanë miratuan mbrëmë një paketë ekonomike të paprecedent, për të mbështetur një ekonomi amerikane gjithnjë e më të paralizuar nga përpjekjet për të frenuar korona virusin e ri SARS-CoV-2. Paketa e ndihmës ka fond pre mbi dy trilion dollarësh amerikanë, transmeton Gazeta Metro.


Tregjet e aksioneve ranë përsëri në masë të konsiderueshme në fillim të javës, pas humbjeve të javës së kaluar që eliminuan pothuajse gjithë rritjen e regjistruar gjatë presidencës së Doanld Trumpit, ndërsa aktiviteti publik në gjithë vendin ka ndalur.

Me fabrikat, bizneset, restorantet dhe shkollat të mbyllura dhe industri të tëra të paralizuara, punonjësit po përballen me humbje vendesh pune, shkurtim orësh apo të punojnë të sëmurë nëse nuk kanë leje.

Paketa ekonomike 2.2 trilionë dollarësh që pritet të miratohet nga Kongresit tani pas miratimit unanim në Senat, do të ketë ndikim direkt tek populli amerikan, tha të mërkurën udhëheqësi i pakicës demokrate në senat, Chuck Schumer dhe në muajt në vazhdim “mund të sjellë ndryshimin mes të ushqyerit dhe urisë, mes të mbijetuarit në këtë kohë papunësie dhe rrënimit financiar”.

Paketa e ndihmës synon nxitjen e ekonomisë amerikane duke siguruar pagesa të drejtpërdrejta për më shumë se 90 për qind të amerikanëve dhe një grup të gjerë biznesesh, që do t’i ndihmonte ato të përballonin efektet e tanishme dhe në rritje të pandemisë.

Shumica e familjeve katër anëtarëshe amerikane do të merrnin 3 mijë dollarë, me paketën e ndihmës që do të krijojë program të huave prej 500 miliardë dollarësh për bizneset, qytetet dhe shtetet dhe 350 miliardë dollarë më shumë për të ndihmuar bizneset e vogla të paguajnë rrogat në një kohë kur ka një kërkesë në rënie për prodhimet dhe shërbimet e tyre.

Tani pritet që Kongresi amerikan të miratoj projektligjin e paketës ndihmës ekonomike dhe të nënshkruhet si ligj nga Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, së shpejti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë