Senatori Amerikan Chris Murphy pas takimeve me presidentin serb Aleksandar Vucic dhe kryeministren serbe Ana Brnabic në konferencë për shtyp tha se shpreson se për Serbinë do të ishte më mirë të rreshtohej krah SHBA’së dhe BE’së, transmeton Gazeta Metro.
Murphy adresoi edhe çështjet e rajonit e theksoi se si privatisht dhe publikisht ka këmbëngulur që të dyja palët të përmbushin obligimet nga Marrëveshja e Ohrit për të cilën tha se si Serbia dhe Kosova duhet të krenohen pasi është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet.
Senatori amerikan shtoi se e di që fokusi është tek Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, por është i nevojshëm implementimi i obligimeve nga të dy palët njëkohësisht duke shtuar se e ka bërë të qartë se Kosova duhet të përmbushë obligimet e veta.
Është koha që Kosova të veprojë tha Murphy e shtoi poashtu se është e nevojshme që të përmbushen obligimet e para dhjetë viteve dhe që Asociacioni duhet të themelohet në përputhshmëri me kushtetutën kosovare, por edhe Serbia duhet të kryej obligimet e veta nëse dëshiron normalizimin e marrëdhënieve.
Murphy e theksoi se koha poashtu nuk është në anën tonë siç u shprehi dhe është i dodmosdoshëm përparimi i shpejtë, vlerësoi ai senatori amerikan duke nënvizuar që emisari europian Miroslav Lajcak ka një kornizë të tijën kohore.
Murphy tha se kur keni një marrëveshje si kjo e Ohrit, dëshironi që të veproni shpejtë që të zbatohet, e tha se nuk mund të flasë për afate kohore por shtoi se nuk mund të presim një vit për të parë se si do të themelohet Asociacioni apo që Serbia të pranojë tabelat kosovare të regjistrimit.
Murphy tha në konferencën për shtyp se çdo shtet vendos për vete para se të theksonte se i takon që të shtrojë argumentet se për Serbinë do të ishte më mirë që të qëndronte krah SHBA’së dhe BE’së, pas pyetjes rreth pjesëmarrjes së shefit të agjencisë serbe të inteligjencës BIA, kontroversit Aleksandar Vulin në konferencën e sigurisë në Moskë.
AI shtoi se i kupton marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë, por shpreson se Serbia do të bashkërendojë politikën e saj të jashtme me BE dhe SHBA, përsëriti ai derisa përshëndeti votimin e Beogradit në Kombet e Bashkuara rreth çështjes për këtë çështje./gazetametro.net
Just finished meeting with Serbian President Vucic. Aleksandar is a friend, and I always enjoy our candid exchange of views. We had a productive discussion about Ukraine, Kosovo, and gun violence. We have agreements and disagreements and we discussed them all. pic.twitter.com/pm7yoLD883
— Chris Murphy 🟧 (@ChrisMurphyCT) May 25, 2023