Loading…

Senatori amerikan: Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet shqiptare

  • 22/03/2017 | 14:28

Senatori amerikan: Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet shqiptare

Senatori demokrat amerikan Robert Torriceli, në një interviste per Vizion Plus, i ka bërë thirrje Shqipërisë të jetë shumë e kujdesshme dhe e vëmendshme, pasi ekzistojnë informacione të bazuara se Rusia do të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e qershorit.


“Eshtë e qartë se ka një përpjekje nga ana e rusëve për të ndërhyrë në zgjedhje. Është e provuar tashmë ndërhyrja ruse në Shtetet e Bashkuara, por po ashtu është e qartë ajo që po ndodh në Francë, por edhe në shtete të tjera të Europës Perendimore. I bëj apel njerëzve në Shqipëri të jenë të kujdesshëm. Në vecanti një apel kam për mediat: kontrolloni burimet tuaja. Kini kujdes për ato që thuhen. Do të promovohen shumë gjëra të rreme. Trupat zgjedhore këtu duhet të jenë të kujdesshme për kontaktet e tyre. Është e sigurt që ekziston një program rus për të ndikuar në zgjedhje.”

Senatori amerikan i ka dërguar edhe një apel forcave politike të lenë mënjane mosmarrëveshjet dhe ambiciet e tyre për pushtet dhe të mendojnë në rradhë të parë për vendin e qytetarët.

“E vetmja këshillë që dua t’i jap shqiptarëve është se në fund të ditës nuk bëhet fjalë për kandidatët, për partitë politike, por për vendin. Të gjithë duhet ta kenë parasysh këtë. Partitë politike ikin e vijnë, ashtu si edhe kandidatët, por vendi mbetet. Të gjithë duhet të kenë këtë si prioritet, të ardhmen e vendit.”

Senatori demokrat ishte gjatë këtyre ditëve në Tiranë për të mbrojtur kauzen e opozitës iraniane në ekzil, që lufton regjimin diktatorial të ajatollahëve në Teheran.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë