Loading…

Senatori amerikan: SHBA nuk imponon, por mbështet arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

  • 12/09/2019 | 20:34

Senatori amerikan: SHBA nuk imponon, por mbështet arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Senatori amerikan, Ron Johnson, ka thënë se u takon udhëheqësve në Kosovë dhe Serbi të përcaktojnë nëse mund të arrijnë marrëveshje, transmeton Gazeta Metro.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Johnson ka thënë se “në të dyja vendet ka udhëheqës që e kuptojnë se është në interesin e të dyja vendeve që t’i lënë mënjanë dallimet dhe të arrijnë një marrëveshje”.

Mirëpo ai ka theksuar se SHBA-ja do të jetë në mbështetje të procesit, por nuk do të imponojë asgjë.

“Le ta themi hapur: Amerika është fuqi e madhe dhe ata kërkojnë një rol më të madh udhëheqës amerikan. Unë mendoj se ne do t’ua ofrojmë këtë, por jo në kuptimin e imponimit të diçkaje, jo në kuptimin e presionit për të bërë diçka, por thjesht duke qenë mbështetës të përpjekjeve të tyre dhe duke u përpjekur për krijimin e kushteve që udhëheqjet e të dyja vendeve të mbështeten te përkrahja e Amerikës dhe e Evropës pasi të kenë arritur një marrëveshje”.

Senatori Johnson ka thënë se detyrë e SHBA-së, por edhe e udhëheqësve të dyjave vendeve është të bindin qytetarët për përfitimet që rrjedhin nga arritja e marrëveshjes dhe dalja nga bllokada aktuale.

“Kjo është e domosdoshme për të bindur popullin e Kosovës dhe të Serbisë, sepse ajo mund të jetë një marrëveshje të cilën ata mund të mos e pëlqejnë, pikërisht si Marrëveshja e Prespës. Qytetarët e Greqisë dhe asaj që sot është Maqedonia e Veriut nuk ishin të kënaqur me të. U desh guxim politik për ta arritur atë marrëveshje. Besoj se të dyja këto vende, pas jo shumë muajsh do ta kujtojnë këtë dhe do të thonë: përse e bëmë aq të madhe? Pse u grindëm aq shumë?”.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë më 4 shtator, senatori Johnson se bashku me senatorin demokrat, Chris Murphy, bën thirrje për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar faktin se kjo kërkon nga të dyja palët të bëjnë sakrifica dhe kompromise./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë