Loading…

Senatori amerikan: Trump mbështet Kosovën e Serbinë që të arrijnë marrëveshje

  • 16/06/2019 | 17:41

Senatori amerikan: Trump mbështet Kosovën e Serbinë që të arrijnë marrëveshje

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi e dinë se marrëveshja me Prishtinën nuk do të jetë popullore, por se ajo ia vlen dhimbjen politike, ka thënë sot senatori amerikan Ron Johnson, transmeton Gazeta Metro.


Johnson në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, edicionin serbisht, ka thënë se beson se kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic dhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi janë të vullnetit që të zgjidhen marrëdhëniet ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe, siç thotë, e kuptojnë se marrëveshja të cilën do ta arrijnë në afat të shkurtër nuk do të jetë popullore.

Te Vucic ai së pari vlreëson atë se dëshiron ta zgjidhë problemin e Kosovës, gjë që, siç ka shtuar, mund ta thotë edhe për Thaçin.

“Kanë vullnet të mirë për këtë, por njëkohësisht e dinë se fjala është për një çështje të vështirë, Shpresoj se kjo gatishmëri e tyre megjithatë do të mjaftojë për avancim”, ka thënë Johnson.

Johnson ka thënë se sapo ka biseduar me sekretarin e shtetit Mike Pompeo, të cilit ia ka përcjellë ftesën e Vucicit bërë Donald Trumpit për ta vizituar Serbinëm ndërsa, ka shtuar, do t’ia transmetojë edhe personalisht sapo ta ketë parë.

Ai kë thënë se Trump megjithatë nuk do ta vizitojë Serbinë, por do të ndihmojë rreth marrëveshjes më Kosovën.

“Ai është shum i zënë, por se ka shprehur mbështetjen e tij Serbisë e Kosovë që të arrijnë marrëveshje dhe ta lënë problemin prapa vetës”, ka thënë Jonson./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë