Loading…

Senatori Johnson: Duhet shpjeguar kosovarëve e serbëve se zgjidhja mundet edhe të mos ju pëlqej

  • 12/09/2019 | 09:27

Senatori Johnson: Duhet shpjeguar kosovarëve e serbëve se zgjidhja mundet edhe të mos ju pëlqej

Senatori Amerikan, Ron Johnson, që javën e kaluar vizitoi kryeqytetet Prishtinë e Beograd, porositi krerët shtetëror se ju takon atyre të vendosin nëse mund të arrijnë marrëveshje dhe  se një e tillë mund edhe të mos ju pëlqejë por do të ishte në interesin e tyre më të mirë e ajo duhet shpjeguar popujve kosovarë e serb, transmeton Gazeta Metro.


Senatori Ron Johnson deklaroi për Zërin e Amerikës porositi se udhëheqësve në Prishtinë dhe Beograd ju takon të vendosin nëse munden të arrijnë marrëveshje.

“Çka mund të them është se kjo është vizita ime e katërt, i kam takuar të dy presidentët, presidenti Vucic në konferencën e përbashkët për gazetarë tha se kjo është hera e nëntë që takohemi. Ka ca vite që jam i angazhuar me këtë çështje”.

Senatori Johnson shpjegoi se Prishtina e Beogradi presin “udhëheqje më të madhe amerikane” gjatë bisedimeve.

“Mendoj se do ta ofrojmë, por jo në kuptimin e imponimit apo presionit, por të mbështetjes së përpjekjeve të tyre dhe krijimin e mundësive”, në të cilat mund të llogarisin në mbështetjen e SHBA’ve dhe BE’së pasi të arrijnë marrëveshje.

Senatori Johnson theksoi se qytetarëve duhet shpjeguar të gjithë qytetarëve në Kosovë e Serbi se “marrëveshja është në interesin e tyre më të mirë dhe do të ketë shumë dobi në kontekstin e integrimeve e vazhdueshëm në ekonominë europiane, më shumë liri udhëtimi, zhvillim ekonomik pasi që marrëveshja do ta bënte më të lehtë investimin e huaj”.

Johnson konkludoi se pikërisht për këtë arsye duhet të tejkalohet kjo pengesë e theksoi se deri diku është detyrë e amerikanëve dhe detyrë e liderëve që “qytetarëve ndoshta nuk duhet shitur vetëm marrëveshjen, pasi kjo do të ishte e vështirë, por përparësitë dhe dobitë e saj”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë