Loading…

“Senatori ka sjellë udhëzimet në Beograd, rusëve u konvenon Rezuluta 1244”

  • 11/09/2018 | 13:19

“Senatori ka sjellë udhëzimet në Beograd, rusëve u konvenon Rezuluta 1244”

Profesori beogradas Dragan Simeunovic i ka thënë televizionit Prva se është e qartë se Serbia ka hequr dorë nga qasja nacionaliste se Kosova është krahinë e saj autonome.

“Gjithsesi, është shumë e rëndësihme që Johnson ka ardhur në Beograd dhe ka sjellë porosinë që bisedimet e Beogradit e Prishtinës të vazhdojnë. Po ashtu, ka sjellë edhe udhëzimet se si të vazhdohen bisedimet. Serbia nga ana e saj, ka hequr dorë nga qasja nacionaliste se Kosova është krahinë e saj autonome, kjo është e qartë. Nga ana tjetër, kemi shqiptarët të cilët nuk heqin dorë nga projekti maksimalist, jo vetëm që Kosova të njihet, por e duan edhe jugun e Serbisë”, ka thënë Simeunovic.

Sipas fjalëve të tij, vizita e Johnsonit është dhënia e udhëzimeve të dy palëve që një njëfarë mënyre të vazhdojën bisedimet. të cilat mund të jenë frytdhënëse, në qoftë se Serbisë i jepet hapësirë për zgjidhje.

Ai, sipas medieve serbe, ka folur edhe për ndikimin e Rusisë:

“Ajo po tregon fuqi, ajo në krahasim me kohët më të hershme kur ka qenë e parrezikshme tash ka ambicie në regjion dhe nuk është zor të përfundohet se ruajtja e rezolutës 1244 do të ishte e dobishme për Rusinë”, ka thënë Simeunovic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë