Senatori amerikan John McCain është mahnitur me pritjen që i është bërë në Kosovë.
Ai në rrjetin social Instagram ka postuar një fotografi nga vizita e tij në Kosovë, me ç’rast është fotografuar afër një ‘billboardi’ ku shkruhej “Mirë se vini në Kosovë Senatori McCain”.
“Çfarë mikpritje, Kosova!”, ka shkruar ai si përshkrim të fotografisë.
McCain të premten do të nderohet nga presidenti Hashim Thaçi me medaljen “Urdhri i Lirisë”.