Senatorja amerikane Joni Ernst ka qëndruar në Kosovë, ku është pritur nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati, transmeton Gazeta Metro.
Gjatë pasdites së së hënës, Ernst ka zhvilluar disa takime në Ambasadën amerikane në Prishtinë, pa u bërë të ditura detaje të tjera rreth tyre.
Në kuadër të vizitës së saj, senatorja amerikane ka vizituar edhe Manastirin e Graçanicës, i cili është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Vizita e Ernst vjen në kuadër të qëndrimit të saj në Kosovë, ndërsa nga Ambasada amerikane është bërë e ditur se ajo është pritur nga Prattipati./gazetametro.net